UBT News

​Një muaj paraburgim për personin që sulmoi policët me kamion në Leposaviq

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar 30 ditë paraburgim për A.D. i cili dyshohet për tre vepra penale, ‘vrasje në tentativë’, ‘kalim i paautorizuar i kufirit’ dhe ‘kontrabandim i mallrave’.

Sipas kërkesës së prokurorisë, i dyshuari A,D, të shtunën në fshatin Llazhinë të komunës së Leposaviqit, ka rrezikuar jetën e katër zyrtarëve policorë, duke mospërfillur urdhërata e policisë për të ndaluar kamionin në një pikë kontrolli.

I dyshuari gjatë ikjes me kamion në të cilin kishte kryesisht pije të kontrabanduara nga Serbia, ka goditur dy herë automjetin e policisë, ku si pasojë e goditjeve zyrtarët policorë kanë marrë lëndime trupore.

Policët pasi arrijnë ta ndalin kamionin në fjalë, i dyshuari provon të ikë këmbë drejt malit, mirëpo pa sukses sepse arrestohet nga policia.

Avokati i të dyshuarit, Nebojsha Vllajiq ka bërë të ditur se deklaratat e politikanëve rreth këtij procesi nuk i kontribuojnë drejtësisë.

“Dhënia e deklaratave nga ana e politikanëve në Kosovë rreth këtij gjykimi se kush duhet të qëndrojë në paraburgim dhe kush jo, si dhe paragjykimi që në fillim, asesi nuk i kontribuon këtij procesi dhe bënë presion si në prokurori, ashtu edhe në gjykatë se si duhet të sillen në këtë proces”, ka thënë Vllajiq. 

Exit mobile version