UBT News

​Një muaj paraburgim për falsifikim të parave

Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit E.K, shtetas i Kosovës, nën dyshimin se ka kryer veprën penale falsifikim i parave.

Sipas njoftimit të Themelores, i pandehuri më 23 janar 2021, në Shtime ka vënë në qarkullim para të falsifikuara, në atë mënyrë që ka pranuar 2 mijë e 500 dollarë nga një person ende i panjohur, me të cilin janë marrë vesh që t’i këmbejë në euro për një shpërblim prej 100 euro, pastaj me këtë person kanë ardhur me veturë deri në Shtime, me ç’rast i pandehuri ka hyrë në lokalin “Aral Këmbimore”, ku ka dorëzuar 50 bankënota në vlerë me nga 50 dollarë amerikanë të falsifikuara, për t’i këmbyer në euro, me ç’rast i dëmtuari J.R. i ka dhënë 2.037,50 euro, e pastaj është larguar në drejtim të panjohur./UBTNews

Exit mobile version