UBT News

​Një muaj paraburgim për Dardan Krivaqën

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Dardan Krivaqës nën dyshimin se ka vrarë 18-vjeçaren M.O.

Sipas njoftimit të Themelores, Krivaqa ka ushtruar fillimisht dhunë psikike e më pas edhe fizike ndaj 18-vjeçares.

“Pas seancës dëgjimore, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Ibrahim Idrizi, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 22 gusht 2021, në Ferizaj, në banesën e tij. me dashje, në mënyrë mizore për motive të ulëta, një natë përpara, ka ushtruar fillimisht dhunën psikike, pastaj edhe dhunë fizike, e cila ka vazhduar edhe ditën kritike, derisa M.O. (18) ka ndërruar jetë”, njofton Themelorja.

Sipas njoftimit, i pandehuri tjetër, Arbër Sejdiu, gjatë gjithë kohës ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes, e i cili edhe ka marrë pjesë në ushtrimin e dhunës fizike dhe psikike, me këtë ka kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në kryerjen e veprës penale, përkatësisht vdekjen e të ndjerës, dhe më pas të njëjtën e dërgojnë dhe e lënë në spitalin e përgjithshëm në Ferizaj pa shenja jete, ndërsa dy të pandehurit ikin në drejtim të panjohur./UBTNews

Exit mobile version