UBT News

​Një muaj paraburgim ndaj burrit që dhunoi të miturën në Junik

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaj të pandehurit Sh. Ll., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të dhunimit.

“Në mes të datës 03-05 maj 2022 në Junik në shtëpinë e tij, me përdorim të forcës e detyron personin tjetër, të miturën, të kryejë akt seksual pa pëlqimin e saj”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale, “dhunimi” e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtari i procedurës paraprake Shaqir Zika, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase kemi të bëjmë me vepra penale të ndjeshme, ashtu që me gjetjen e mundshme të të pandehurit në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale, rreziku i ikjes dhe ndikimi në dëshmitarë.

I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 11 maj 2022 dhe do të zgjasë deri më 10 qershor 2022.

Exit mobile version