UBT News

​Një muaj e ngacmoi ish-të dashurën dhe prindin e saj, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Një person është arrestuar të hënën në Prishtinë, pasi dyshohet për veprën penale kanosje dhe ngacmim.

Sipas policisë, i njëjti dyshohet se në vazhdimësi nga 1 deri më 26 shtator kishte kanosur dhe ngacmuar ish-të dashurën e tij dhe prindin e saj.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është inicuar si kanosje dhe ngacmim.

Exit mobile version