UBT News

​Një muaj arrest shtëpiak zyrtarit policor për keqpërdorim detyre

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e një muaji arrest shtëpiak ndaj të pandehurit A.H., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike.

Gjykata ka vlerësuar se arresti shtëpiak është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri A.H. i lirë mund t’i asgjësojë, fsheh, ndryshoj apo falsifikoj provat e veprës penale duke ndikuar në dëshmitarët, pasi që në këtë vepër penale janë të përfshirë edhe zyrtarë tjerë policorë dhe kjo tregon rrezik se i pandehuri mund të pengojë rrjedhën e procedurës penale.

I pandehuri A.H. dyshohet se në cilësinë e personit zyrtar – zyrtar policor ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare apo autoritetin.

Exit mobile version