UBT News

​Një muaj arrest shtëpiak për të dyshuarin për marrje ryshfeti

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar një muaj arrest shtëpiak personit S.D, i cili dyshohet për kryerje të veprës penale “Marrje ryshfeti”.

Gjykatësja e procedurës paraprake e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit.

Në njoftimin e gjykatës është bërë e ditur se paraburgimi mund të caktohet në rast të mosrespektimit të masës së arrestit shtëpiak.

Exit mobile version