Gjykata Themelore në Prishtinë, lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka vendosur për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.K për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”.
Sipas njoftimit për media, gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.K e ka refuzuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji.
“Prishtinë, 18 nëntor 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.K për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Dhunë në familje nga neni 248 paragrafi 3 nënparagrafi 3.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.K e ka refuzuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaji. Arresti shtëpiak të pandehurit i është caktuar në konform nenit 183 lidhur me nenin 187 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.3 të KPPRK-së. Kundër këtij aktvendimi, është e lejuar ankesa në Gjykatën së Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.