UBT News

​Një i arrestuar në Gazimestan

Policia e Kosovës, në kuadër të realizimit të planit operativ “Vidovdani 2022”, sot në orët e mëngjesit në pikat kufitare Vërmicë dhe Kullë, gjatë kontrollit policorë zyrtarët kufitar në tri raste të ndara kanë ndaluar për kontrolle dhjetë persona serbë, shtetas të Malit të Zi.

Gjatë kontrollit në bagazhet e automjeteve të tyre janë hasur disa ndërresa të dyshuara me mbishkrime të nxitjes së urrejtjes.

Lidhur me rastet janë kontaktuar prokurorët kompetent, me vendim të të cilëve personave në fjalë iu është refuzuar hyrja në Kosovë, përderisa ndërresat me mbishkrime të ndryshme janë konfiskuar.

Ndërsa gjatë manifestimit në Gazimestan një person, shtetas i Serbisë, është shoqëruar në stacion policor, pasi i njëjti dyshohet për thirrje dhe nxitje të urrejtjes e përçarjes. Po ashtu lidhur me rastin të gjitha veprimet e mëtejme do të realizohen në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorin kompetent.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saj ligjore, zbatimin e Kushtetutës së RKS-së në funksion të garantimit të një mjedisi të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët”, thuhet në komunikatën e policisë.

Exit mobile version