UBT News

​Një grua raportoi në polici se u ngacmua seksualisht nga tre burra në Ferizaj

Një grua ka raportuar këtë të premte se gjatë ditës së djeshme është ngacmuar seksualisht nga tre burra në Ferizaj. Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë, hetimet për këtë rast kanë nisur.

Rasti është inicuar si ngacmim seksual.

“Ferizaj 12.01.2023-15:45. Me 13.01.2023 viktima femër kosovare, ka raportuar se tre të dyshuarit meshkuj kosovar ndaj saj kanë kryer veprën e lartcekur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Exit mobile version