UBT News

​Një e vdekur dhe tre të lënduar në një vetaksident trafiku në Gjakovë

Një grua ka vdekur dhe tre persona të tjerë kanë marrë lëndime si pasojë e një vetaksidenti trafiku në Bistrazhin të Gjakovës.

Nga Policia e Kosovës thanë se drejtuesi i automjetit e kishte humbur kontrollin mbi automjetin dhe pasi është rrotulluar me mjet në anën djathtë jashtë rrugës ka përfunduar në hendek.

“Drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin e tij gjatë lëvizjes në rrugë me pjerrtësi gjatësore (teposhtëze) dhe pasi është rrotulluar me mjet në anën e djathtë jashtë rrugës ka përfunduar në hendek. Të gjithë të lënduarit në aksident, vozitësi dhe tre pasagjerët janë dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë. Fillimisht sipas mjekëve të gjithë të lënduarit kishin lëndime të lehta trupore dhe me vetëdije, por pas një kohe mjeku kujdestar ka njoftuar se një nga të lënduarit rreth moshës 60-vjeçare ka ndërruar jetë”, thanë nga Policia.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokurori i shtetit dhe hetimet e trafikut rajonal janë duke u marrë me hetimin e rastit.

Exit mobile version