Një delegacion nga Bundesveri Gjerman i Qendrës për Zhvillim dhe Edukim të Lidershipit, kryesuar nga koloneli Hans Elsen kanë qëndruar për vizitë zyrtare në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Në kuadër të vizitës është realizuar seminari një ditor, ku u shkëmbyen përvojat në fushën e burimeve njerëzore, duke trajtuar tema në fushën e menaxhimit dhe rekrutimit të personelit si dhe përkujdesja dhe praktika e religjionit.
Delegacioni gjerman i shoqëruar nga ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjithashtu bënë vizita në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe në kazermën e KFOR-it Gjerman në Prizren, njofton FSK.