UBT News

​Një burrë tenton ta dhunojë një burrë tjetër në Istog

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast “dhunim në tentativë” në Istog.

Në Istog gjatë ditës së djeshme është arrestuar një i dyshuar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe ka tentuar ta dhunojë viktimën mashkull kosovar më 26 shtator 2022.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar dhe është inicuar si dhunim në tentativë.

Exit mobile version