UBT News

​Një burrë rrahu të bijën e mitur dhe e dëboi nga shtëpia

Një person është arrestuar në Shtërpcë të martën rreth orës katër të mëngjesit, pasi dyshohet se e ka rrahur të bijën dhe e ka dëbuar nga shtëpia.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është inicuar si dhunë në familje.

Shtërpcë 06.09.2022 – 03:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili nën ndikim të alkoolit, ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur femër kosovare të cilën e kishte larguar nga shtëpia duke e lënë pa përkujdesje. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Exit mobile version