Dy gra gjatë ditës së djeshme kanë ndërruar jetë në rrethana të dyshimta në Mitrovicë.
Rasti i parë është raportuar të enjten rreth orës 18:10 se një grua është gjetur pa shenja jete, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku kompetent.
Ndërkaq rasti i dytë në orën 18:19, ku është raportuar se viktima grua kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen.
Rasti është inicuar si vdekje e dyshuar.
• Mitrovicë 08.09.2022 – 18:19. Është raportuar se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
• Mitrovicë 08.09.2022 – 18:10. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku kompetent. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.