UBT News

​Niset nga Shqipëria kontigjenti i dytë me mision pranë KFOR-it në Kosovë

Kontingjenti i 2-të me 30 efektivë nga Forca Tokësore, efektivë të Batalionit Komando, nga Regjimenti i Operacioneve Speciale (ROS) janë nisur në Kosovë për të shërbyer si pjesë e misionit të KFOR-it. Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, i pranishëm në ceremoninë e përcjelljes e vlerësoi këtë si një moment të veçantë për faktin se këta efektivë nisen në mision si përfaqësues të vendit në përpjekjet e Aleancës së NATO-s për t’i shërbyer sigurisë dhe paqes.

“Një tjetër kontigjent, me 30 efektivë nga Forca Tokësore dhe Batalioni Komando nga Regjimenti i Operacioneve Speciale do t’i bashkohet misionit të KFOR në Pejë, në krah të aleatëve italianë e kroatë. Rritja e prezencës së forcave të armatosura të vendeve partnere në këtë mision, kontribut i madh i Aleancës për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor”, është shprehur Niko Peleshi.

Edhe ministri i mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj e ka përshëndetur këtë arritje.

“Kontigjenti i ri i komandove të Forcave Tokësore të Shqipërisë i bashkohet trupave të forcave të NATO-s në misionin e KFOR-it në vendin tonë. Sa e natyrshme aq edhe enocionale prania e vëllezërve e motrave tona në shërbim të sigurisë sonë. Ju faleminderit e mirënjohës gjithmonë për shërbimin tuaj të shenjtë e fisnik!”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Në ceremoninë e përcjelljes morën pjesë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Arben Kingji, zv. Komandanti i Forcës Tokësore, oficerë/nënoficerë si dhe familjarë të efektivëve.

Exit mobile version