UBT News

​Nis vazhdimi i seancës plenare

Ka nisur vazhdimi i seancës plenare ku pritet të shqyrtohen 9 pika të rendit të ditës, ndër to edhe shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për procedurën përmbarimore, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 05/L-118.

Në këtë seancë po ashtu pritet të shqyrtohet raporti për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, si dhe debati parlamentar lidhur me Raportin për Vendin për vitin 2021.

Në rend dite sot është edhe formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komunitetit serb si dhe raportimi i Qeverisë së Kosovës në Kuvend rreth “Progresit në përfshirjen e objektivave të zhvillimit të Qëndrueshëm në legjislacion, politika dhe buxhet”.

Exit mobile version