Që nga sot ka nisur vaksinimi i qytetareve në sheshin “Zahir Pajazitit” në Prishtinë. Tashmë në hapësirën e sheshit është vendosur një tendë ku do bëhet vaksinimi.
Po ashtu, aty është edhe një ambulance në rast të ndonjë urgjence. Ndërkohë, bëhet e ditur se tenda do të vendosen edhe nëpër qytete tjera.
Deri më tani në Kosovë 686 mijë e 238 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.