Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur takimin me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Në takimin që po zhvillohet në periferi të Prishtinës, Kurti do të drekojë me Lajçak, pas kushteve të paraqitura të tij për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Paraprakisht, kreu qeveritar të hënën, priti në takim të gjithë ambasadorët e vendeve të QUINT-it.