UBT News

​Nis takimi i Osmanit me Escobarin dhe Lajçakun

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar dhe ndërmjetësin e dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Takimi po mbahet i mbyllur për medie.

Pas takimit me presidenten Osmani, Lajçak dhe Escobar do të takojnë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Dy emisarët ndërkombëtarë po qëndrojnë në një vizitë zyrtare në Kosovë, në tentim të arritjes së një zgjidhjeje për dy vendimet e Qeverisë së Kosovës për reciprocitet në dokumente dhe targa ilegale.

Exit mobile version