Nis punimet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku për shqyrtim është vetëm një pikë e rendit të ditës, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për inspektimet.
Më 17 dhjetor, në seancën parlamentare është miratuar ky projektligj në parim, i cili është kundërshtuar nga Grupi Parlamentar i PDK-së, subjekt i cili ka kërkuar që ky projektligj të mos bëhet me nguti, por me procedura normale.