UBT News

​Nis seanca ku pritet të shqyrtohet Projektligji për zgjedhjet e përgjithshme

Pas 30 minutash vonesë, në Kuvendin e Kosovës ka nisur seanca plenare në të cilën pritet të shqyrtohet vetëm Projektligji për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës.

Pas kësaj seance, do të vazhdojë seanca e radhës e cila në rend dite ka gjithsej 22 pika, ndër to edhe 5 marrëveshje ndërkombëtare për të cilat nevojiten dy të tretat e votave të deputetëve.

Po ashtu, në seancën e dytë të Kuvendit të Kosovës do të shqyrtohen edhe projekt Deklarata për antisemitizmin, shqyrtimi i kërkesës së Komisionit Ad-Hoc për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit Kalimtar, për zgjatjen e mandatit, votimi për emërimin e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-192 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit, shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-176 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr. 05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative.

Kuvendi i Kosovës edhe gjatë ditës së djeshme ka mbajtur seancë plenare në të cilën janë shqyrtuar pikat e papërfunduara nga seancat e muajit shkurt, mars, prill e maj.

Exit mobile version