Në Gjykatën Themelore në Ferizaj, tashmë ka nis seanca fillestare ndaj Dardan Krivaçës dhe Arbër Sejdiut, të akuzuar për vrasjen e Marigona Osmanit.
Krivaça në seancën gjyqësore ka të veshur antiplumb.
Në sallën ku po mbahet seanca gjyqësore të pranishëm janë edhe prindërit e të ndjerës.
Dardan Krivaçën prokuroria e ngarkon me veprën penale vrasje e rëndë dhe dhunim, kurse Arbër Sejdiu akuzohet për veprën penale vrasje e rëndë dhe ndihmë në kryerjen e dhunimit.