Komisioni Qendror Zgjedhor ka nisur numërimin e votave për zgjedhjet e sotme parlamentare.
Nga 7.51 për qind të votave të numëruara ose 2.382, prin Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit me 41.80 për qind.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës me 18.63 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës 13.67 për qind.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e katërta me 10.57 për qind të votave, Lista Serbe 5.90 për qind, Nisma Socialdemokrate 2.50 për qind.