UBT News

​Nis ndërtimi i sistemit të ujësjellësit për disa fshatra të Vushtrrisë

Ka nisur ndërtimi i sistemit të ujësjellësit për fshatrat Dumincë e Poshtme, Dumnicë e Mesme dhe Dumnicë e Epërme të komunës së Vushtrrisë.

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka njoftuar se sot është bërë inaugurimi i punimeve për shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit në fshatin e Dumnicës dhe njëkohësisht do të punohet edhe në fshatrat e Artakollit, një projekt në vlerë prej 444 mijë euro donacion nga Qeveria zvicerane përmes CDI-së.

“Në kuadër të këtij projekti do të kemi tre rezervuar, dy stacione të pompimit dhe 24 km rrjet të ri përmes së cilit do të furnizohen me ujë Dumnicat dhe një pjesë e Stanovcit. I tërë projekti do të përfundoj deri në fund të muajt shtator. Janë mbi 3500 banorë në të dy anët që do të kyçen në këtë projekt të ujësjellësit. Pra për këta banorë sot është një ditë e bardhë”, ka njoftuar Tahiri.

Exit mobile version