UBT News

​Nis monitorimi i zhurmave në lokalet e gastronomisë në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot do të nis edhe zyrtarisht funksionimi i Dhomës së Monitorimit të Zhurmave dhe pajisjeve për matjen e zhurmës, të cilat tashmë janë të instaluara në lokalet e Gastronomisë.

Sipas njoftimit, kjo zyre do të nis punën në objektin e Inspektoriatit të Kryeqytetit, që nga ora 10:30.

Komuna e Prishtinës së bashku me përfaqësues të gastronomëve ka bërë një rregullore sa i përket zhurmës në kryeqytet dhe tash e disa muaj janë duke u njoftuar bizneset me dënimet që janë paraparë për ato lokale që nuk vendosin pajisjet për matjen e zhurmës, si dhe nuk respektojnë atë rregullore.

Exit mobile version