Mediet e afërta me pushtetit e regjimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, po zhvillojnë “luftën” ndaj gazetarit boshnjak, Avdo Avdiq.
Avdiq që është gazetar hulumtues, ka botuar një seri të shkrimeve që kanë të bëjnë me vizitën e Danilo Vuçiqit, djali i presidentit serb, në të ashtuquajturën Dita e Republikës Serbe në Sarajevë.
Gazeta “Istraga” në të cilën Avdiq është redaktor, ditë më parë kishte botuar një dokument që tregon se si Danilo ishte i shoqëruar nga persona të armatosur gjatë vizitës së tij si mysafir i Milorad Dodikut.
Ambasada Srbije u Sarajevu službeno je najavila da će Danilo Vučić, sin srbijanskog predsjednika Aleksandra Vučića, posjetiti Bosnu i Hercegovinu. Vučića mlađeg su pratila petorica naoružanih pripadnika MUP-a Srbije pic.twitter.com/h3Ix6oP8jR
— Istraga.ba (@IstragaB) January 10, 2023
Pas këtij publikimi, Avdiq kishte filluar nga mediet e pushtetit por edhe vet zyrtarë të Serbisë.
Mirëpo, përkundër kërcënimeve, tashmë ka filluar edhe përkrahja për gazetarin boshnjak.
The Serbian-Russian propaganda machine has launched a campaign against the investigative journalist from £Sarajevo, Avdo Avdic – @IstragaB. Avdo is one of the bravest journalists in the Balkans, which is why he is #Vucic's target. #Avdo is not alone. pic.twitter.com/2Me9irRCDC
— Agim Musliu (@agim_musliu) January 13, 2023
Një e tillë ka ardhur nga eksperti kosovar për siguri, Agim Musliu i cili ka thënë se Avdiq është një gazetar i guximshëm dhe se nuk do të lihet vetëm.
“Makineria propaganduese serbo-ruse ka nisur një fushatë kundër gazetarit hulumtues nga Sarajeva, Avdo Avdic i Istraga. Avdo është një nga gazetarët më të guximshëm në Ballkan, prandaj është edhe objektivi i Vuçiqit. Avdo nuk është vetëm”, ka thënë Musliu.
Kujtojmë se nuk është hera e parë që Vuçiq bën kësi lloj kërcënime e shantazhe ndaj gazetarëve vendas dhe të rajonit.