Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Nicholas Abbott ka qëndruar sot në Shtërpce për të ndjekur ecurinë e procesit zgjedhor. Ai në një postim në Facebook ka postuar një fotografi nga vizita në njërën nga qendrat e votimit në këtë komunë.
“Është mirë të jesh në Shtërpcë vjeshtore dhe të vizitosh një qendër votimi këtu”, shkruan diplomati britanik.
Sot po mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë.