UBT News

Aktakuzë ndaj kryetarit të komunës së Kllokotit

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër kryetarit të komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq.

Aktakuza është ngritur me dyshimin se kryetari Dejanoviq ka kryer për veprën penale të cenimit të përcaktimit të lirë të votuesve që lidhet me zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurit me inicialet B.D., lidhur me zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021. Prokuroria Speciale njofton se aktakuzën e ka ngritur kundër të pandehurit B.D, Kryetar i Komunës së Kllokotit, për shkak se është vërtetuar dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve’’ e paraparë dhe sanksionuar me nenin 210 të Kodit Nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Speciale. 

Exit mobile version