Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme në Kosovë.
Çmimet e naftës dhe benzinës janë ngritur për një cent sipas njoftimit të fundit nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
MINT ka caktuar çmimet tavan për derivatet. Çmimi maksimal i naftës për të premten është 1.61 euro, për një cent më shtrenjtë se dje, ndërsa për benzinë është 1.34 euro.
Kurse çmimi maksimal i lejuar i produktit të gazit është 0.76 euro. Këto çmime vlejnë prej orës 10:00 dhe do të jenë valide 24 orë.