UBT News

​Ngriten 105 aktakuza për 24 orë në Kosovë

Në raportin 24 orësh të prokurorit të shtetit thuhet se vetëm për 24 orë janë ngritur 105 aktakuza për vepra të ndryshme penale.

,,Prishtinë, 28 korrik 2022 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë Themelore janë ngritur njëqindepesë (105) aktakuza kundër njëqindedymbëdhjetë (112) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona, si dhe pranë gjykatës kompetente janë parashtruar katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale’, thuhet në njoftimin e prokurorisë së shtetit.

Exit mobile version