Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.B., për shkak se i njëjtit ka kryer veprën penale “mashtrimi”.
Sipas aktakuzës, i pandehuri E.B., nga data 27 korrik 2022 në vazhdimësi gjer me datë 14 shtator 2022, në agjencinë e tij turistike në Pejë, duke paraqitur fakte të rreme me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, fillimisht ka mashtruar disa klientë me bileta udhëtimi në drejtim të Turqisë, e me këtë nxit edhe shumë persona tjerë të kryejnë një veprim të tillë në dëm material të pasurisë se tyre, kinse ka aranzhuar biletave të udhëtimit dhe aranzhime në hotelet për pushime verore në Turqi, e me këto veprime i vë në lajthim mbi 40 viktima të cilëve u shkaktohet dëm material në vlerë mbi 44 mijë euro.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cilat i vihet në barrë.
I pandehuri nga muaji tetor të vitit të kaluar me kërkesë të Prokurorisë Themelore të Pejës gjendet në masën e paraburgimit.