UBT News

​Ngrihen akuza penale ndaj Donald Trump

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump është paditur nga prokurorët e Manhatanit për pagesën e yllit porno Stormy Daniels 130 000 dollarë për ta detyruar të mos fliste për marrëdhënien e tyre. Manjati bëhet kështu ish-presidenti i parë në historinë amerikane që akuzohet.

Vendimi i Jurisë së Madhe është i destinuar të ketë pasoja të paprecedenta në politikën amerikane si dhe të ndikojë në garën për Shtëpinë e Bardhë për vitin 2024, edhe nëse nuk do ta ndalojë garën e manjatit.

I cili tashmë ka reaguar duke sulmuar dhe duke thënë se ”është një persekutim politik dhe ndërhyrje zgjedhore” dhe ”një gjueti shtrigash që do të rezultojë kundër Bidenit”.

Donald Trump mund t’i dorëzohet autoriteteve të Manhattanit të martën e ardhshme për zyrtarizimin e akuzave kundër tij pas aktakuzës në çështjen Stormy Daniels.

Një nga avokatët e tij, Susan R. Necheles, e raporton këtë në ”New York Times”.

Gjithashtu, CNN, duke cituar dy burime të njohura me rastin, informon se ish-presidenti përballet me më shumë se 30 akuza për mashtrim të korporatave.

Votimi i Jurisë së Madhe erdhi si befasi pasi juristët pritej të shqyrtonin çështje të tjera sot dhe më pas të merrnin pushim deri në fund të prillit.

As stafi i Trump nuk priste një vendim dhe ndoshta as ish-presidenti që po vlerëson lëvizjet e tij të radhës në këto orë në Mar-a-Lago.

Akuzat e sakta të ngritura kundër tij ende nuk janë bërë të ditura, të paktën për publikun.

Çfarë do të ndodhë tani dhe kur Trump të thirret të paraqitet në prokurori nuk është ende e qartë.

Detajet duhet të përcaktohen nga shërbimi sekret me autoritetet e Nju Jorkut, edhe nëse avokati i ish-presidentit ka siguruar se klienti i tij do të paraqitet në mënyrë spontane dhe do t’i nënshtrohet procedurave të duhura, nga shenjat e gishtërinjve deri te fotot.

Në këtë rast ai duhet të kursehet nga poshtërimi i arrestimit.

Një nga avokatët e tij, Susan R. Necheles, e cituar nga ”New York Times”, tha se manjati mund t’i dorëzohej autoriteteve të Manhatan të martën e ardhshme për zyrtarizimin e akuzave ndaj tij. /ANSA/ 

Exit mobile version