UBT News

​Ngacmoi një femër në vitin 2019, arrestohet i dyshuari në Podujevë

Një person është arrestuar nën dyshimin se i njëjti në vitin 2019 ka sulmuar dhe ngacmuar një femër  në Podujevë. Policia ka njoftuar se viktima nga frika në atë kohë, nuk e ka denoncuar të dyshuarin.

Tani pas publikimit të ngjarjes në “Tik-Tok”, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është në proces hetimor dhe është inicuar si sulm & ngacmim.

“Podujevë 2019. Me datë 25.10.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në vitin 2019 kishte kryer veprat e cekura, ndërsa viktima nga frika (në atë kohë) nuk e kishte denoncuar të dyshuarin. Tani, në vitin 2022 pas publikimit në rrjetin sociale “tik-tok” të ngjarjes, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti në proces hetimor”, njofton policia.

Exit mobile version