UBT News

​Nga një muaj paraburgim për dy të miturit e dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares

Gjykata Themelore në Prishtinë iu ka caktuar masën e paraburgimit të miturve G.J. dhe XH.S për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë.

Në komunikatën për media bëhet e ditur se gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të miturve e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin veç e veç.

“Departamenti për të Mitur ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të miturve G.J. dhe XH.S. për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale të Dhunimit”, thuhet po aty.

Policia njoftoi të hënën se një e mitur 11-vjeçare është dhunuar nga pesë të dyshuar të shtunën mbrëma për rreth shtatë orë.

Exit mobile version