UBT News

​Nga një muaj paraburgim ndaj gjashtë të pandehurve për vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren u ka caktuar nga një muaj paraburgim gjashtë të pandehurve lidhur me vrasjen në Prizren.

Sipas njoftimit të kësaj Gjykate, masa e sigurisë ndaj të pandehurit D. H., është caktuar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: vrasje e rëndë, armëmbajtje pa leje dhe manipulimi me prova.

Kurse ndaj pesë të dyshuarve tjerë me inicialet, A.V., B.M., J.B., K.G., dhe E.A., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale pjesëmarrja në rrahje.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, gjykata ka marrë parasysh faktin se me lënien në liri të pandehurit mund të të fshihen apo të jepen në arrati me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale.

Exit mobile version