Në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet, është hapur panairi i grave në agrobiznes. Me moton “Nga ne për ju”, gratë për dy ditë do të ekspozojnë produkte të ndryshme për shijim.
Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi tha se ky panair ka për qëllim rritjen e mundësive për gratë.
“Në si Ministri e Bujqësisë dhe si Qeveri e konsiderojmë shumë të rendësishëm rolin e gruas në shoqëri, prandaj kemi marrë shumë hapa në promovimin e rolit të gruas dhe forcimin e rolit të saj sidomos në bujqësi”, tha Demelezi.
Në panairin që do të zgjasë dy ditë do të ekspozohen rreth 25 agrobiznese të udhëhequra nga gratë.