UBT News

​Nga 3 deri më 12 shkurt fushata për zgjedhjet e parakohshme

Proceset për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit do të fillojnë prej nesër, ka bërë të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), derisa po pret të miratojë planin operacional.

KQZ ka bërë të ditur se nga nesër deri më 16 janar partitë mund të dorëzojnë kërkesat për certifikim, derisa certifikimi nga KQZ do të bëhet deri më 21 janar.

Tërheqja e shortit fillon me 1 shkurt ndërkohë aprovomini më 2 shkurt. Në mbledhjen e KQZ-së u bë e ditur se fushata fillon më 3 dhe përfundon më 12 shkurt 2021.

Ndërsa periudha e votimit me postë fillon nga 2 shkurti dhe përfundon 24 orë para mbajtjes së zgjedhjeve.

Exit mobile version