Kuvendi i Kosovës nesër do të vazhdojë seancën e jashtëzakonshme, ku do të diskutohet për programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2021-2025. Sipas njoftimit të Kuvendit, seanca vazhdon në orën 11:00.
Përndryshe, kryeministri Albin Kurti të hënën ka prezantuar para deputetëve programin e qeverisë, program ky i cili u kritikua nga opozita si i mangët dhe jokonkret.