Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton se muaji i madhëruar Ramazan përfundon sot, ndërsa dita e parë e festës së Fitër Bajramit është nesër, më 2 maj 2022.
Manifestimi qendror mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë nga ora 04:50, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga profesori i FSI-së, Bahri Hoxha.
Namazi i Fitër-Bajramit falet në orën 06:09, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti. Hytben e Fitër – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste.
Kryesia e BIK-ut si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.