UBT News

​Nënshkruhet udhëzimi administrativ për dokumentacion shkollor në arsimin parauniversitar

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se ka nënshkruar urdhër administrativ për dokumentacionin shkollor për arsimin parauniversitar.

Nagavci në një postim në Facebook ka thënë se me këtë udhëzim po krijohet bazë për digjitalizimin e dokumentacionit pedagogjik.

“Ky dokument redukton ngarkesën administrative për kujdestarët e klasave, sekretarët e drejtorët e shkollave. Kjo do t’i kontribuojë shtyllës së pestë të Strategjisë për arsim në të cilën parashihen investime mbi 51 milionë për 5 vitet e ardhshme. Ndër të tjera, ky Udhëzim përcakton dokumentacionin shkollor për arsimin parauniversitar, përmbajtjen dhe formën e tyre, botimin, plotësimin, ruajtjen, gjuhët dhe përgjegjësitë e përdorimit. Si Ministri, do të sigurohemi që të ndërmerren veprimet e nevojshme për zbatim të menjëhershëm të këtij Udhëzimi”, thuhet në njoftimin e Nagavcit.

Exit mobile version