Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 22 komuna në Kosovë do të kenë në dispozicion automjete me pajisje për transport të sigurt të vaksinave si dhe për vizita të pacientëve në shtëpi.
Ky institucion ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 780 mijë euro për furnizim me automjete specifike për nivelin e kujdesit parësor shëndetësor.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, kjo është mundësuar përmes fondeve të projektit “Kosovo Emergency Covid-19 Project-AF”.
“Me qëllim të mbështetjes së nivelit të Kujdesit Parësor Shëndetësor (KPSH), përmes fondeve të projektit “Kosovo Emergency Covid-19 Project-AF”, Ministria e Shëndetësisë ka nënshkruar kontratë për furnizim me automjete specifike për nivelin e Kujdesit Parësor Shëndetësor. Vlera e përgjithshme e kontratës është 748,000.00 Euro. Nga ky projekt do të përfitojnë 22 komuna të Republikës së Kosovës, përkatësisht 22 qendra të Kujdesit Parësor Shëndetësor do të kenë në dispozicion automjete me pajisje të integruara për transport të sigurt të vaksinave dhe për vizitë të pacientëve në shtëpi”, thuhet në komunikatën e MSh-së.