UBT News

​Nënshkruhen marrëveshjet ndërmjet Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut

Në kuadër të “Ballkanit të Hapur”, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar pesë marrëveshje në samitin e sotëm në Tiranë.

Tri shtetet nënshkruan marrëveshje për qasjen e lirë në tregun e punës, marrëveshjen për ndërlidhjen skemave për identifikimin elektronik të qytetarëve, marrëveshje të bashkëpunimit në fushën e veterinarisë, ushqimit, sigurisë ushqimore dhe fushën fitosanitare dhe marrëveshje ndërmjet Shqipërisë me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut për njohjen e ndërsjellë të operatorëve të autorizuar ekonomik për autorizimet e sigurisë dhe sigurimit.

Pas arritjes së këtyre marrëveshjeve, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev do të mbajnë konferencë të përbashkët për medie.

Exit mobile version