Dy persona të maskuar kanë hyrë në një market në Pejë, dhe nën kërcënimin e armës i kanë marrë arkën me 125 euro.
Policia e Kosovës njofton se rastin e ka raportuar në polici një punëtore e marketit, e cila ka njoftuar se të dyshuarit kanë ikur në dretim të panjohur.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Rasti vazhdon të hetohet./UBTNews