UBT News

​Negociatat Ukrainë-Rusi do të mbahen në Stamboll

In this photo made from video provided by the Russian Defense Ministry Press Service on Saturday, Feb. 19, 2022, a Russian marine takes his position during the Union Courage-2022 Russia-Belarus military drills at the Obuz-Lesnovsky training ground in Belarus. Russia has deployed troops to its ally Belarus for sweeping joint military drills that run through Sunday, fueling Western concerns that Moscow could use the exercise to attack Ukraine from the north. (Russian Defense Ministry Press Service via AP)

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin. kanë rënë dakord të organizojnë raundin tjetër të bisedimeve ndërmjet delegacioneve ruse dhe ukrainase në Stamboll, njoftoi sot kabineti i Erdogan-it pas një bisede telefonike me Putin.

Presidentët e të dy vendeve raportohet se diskutuan zhvillimet e fundit në luftën ruso-ukrainase dhe procesin e negociatave.

“Erdogan dhe Putin kanë rënë dakord të organizojnë takimin e ardhshëm të delegacioneve ruse dhe ukrainase në Stamboll”, shtohet në deklaratë.

“Erdogan theksoi nevojën për të arritur një armëpushim dhe paqe midis Rusisë dhe Ukrainës sa më shpejt të jetë e mundur dhe për të përmirësuar situatën humanitare në rajon. Ai shtoi se Turqia do të vazhdojë të kontribuojë në këtë proces”, thuhet më tej në deklaratë.

Deputeti ukrainas dhe anëtar i ekipit negociator, Davyd Arakhamia, ka shkruar në Facebook se raundi tjetër i bisedimeve do të mbahet në Turqi nga e hëna deri të mërkurën, transmeton Ukrinform.

Kryenegociatori rus, Vladimir Medinski, konfirmoi se palët kishin rënë dakord të takoheshin, por tha se kjo do të ndodhë të martën dhe të mërkurën.

Exit mobile version