UBT News

​Në Vushtrri arrestohen dy persona të dyshuar për posedim të drogës

Një 25-vjecar dhe një 23-vjecar janë arrestuar në Vushtrri. Njëri nga ta iu janë gjetur 13 qese të cilat dyshohen të jenë substanca narkotike-marihuanë. Ndërsa tek personi tjetër kanë gjetur cigare përmbajtja e të cilave dyshohet të jetë substancë narkotike-marihuanë.

“Në orët e mbrëmjes të datës 27 Janar 2022, në kuadër të planit operativ për ‘Parandalimin dhe identifikimin të personave të dyshuar që merren me shitblerje, konsumim të substancave narkotike’, policia në Vushtrri ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ‘. Arrestimi i personave të dyshuar është realizuar në rrugën “Dëshmoret e kombit”, ku zyrtarët policorë kanë ndaluar për kontroll dy persona të dyshuar L.A., 25 vjeçar, dhe F.A., 23 vjeçar, ku gjate kontrollit te personi i pare janë gjetur trembëdhjetë (13) qese të cilat dyshohet qe janë substancë narkotike- marihuanë, ndërsa te personi i dyte janë gjetur dy cigare e cilat përmbajtje e te cilave dyshohet që janë substance narkotike-marihuanë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Si provë materiale janë konfiskuar substancat narkotike, te personat e dyshuar, ku te personi i parë substanca e dyshuar ka qenë me sasi 4.9- gram, ndërsa te personi i dytë 1-gram.

Në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar dy persona të dyshuar L.A., 25 vjeçar, dhe F.A., 23 vjeçar, shtetas të Republikës së Kosovës, ndaj të cilëve pas procedurës intervistuese është iniciuar rasti për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Exit mobile version