Gjatë muajit qershor 2022 nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 25 mijë e 444 familje me gjithsej 100 mijë e 395 anëtarë, dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar dy mijë e 612 familje.
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) njofton se nga skema e pensioneve bazë të moshës janë 150 mijë e 910 përfitues, nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 50 mijë e 207, nga skema për pensionet familjare tre mijë e 361, nga skema për pensionet invalidore 64, nga skema për pensionet e Trepçës janë një mijë e 871 përfitues.
Ndërsa nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës janë një mijë e 257 përfitues, nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës 662, nga skema e kompensimeve për personat e verbër një mijë e 796, nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara 18 mijë e 362, nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik dy mijë e 646, nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës 13 mijë e 190 dhe nga skema për veteranët e luftës 36 mijë e 819 përfitues.
Gjatë muajit qershor nuk është raportuar asnjë rast i fëmijëve të braktisur.