UBT News

​Në Qendrën Korrektuese në Dubravë parandalohet futja e substancave narkotike

Në Qendrën Korrektuese në Dubravë janë kapur substanca të dyshuara narkotike. Nga Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) kanë njoftuar se “Sot, rreth orës 11: 00h në Qendrën e Korrektuese Dubravë, gjatë një bastisje të organizuar nga Departamenti i Sigurimit në Zonën Industriale (sektori i Agrikulturës ) në pjesën perëndimore afër murit, përafërsisht 10 metra në brendësi të Zonës është gjetur një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike”.

Nëpërmjet një komunikate për media thuhet se brenda qeses së dyshuar ishin vendosur 61 qese të cilat dyshohet se janë substancë narkotike.

“Pas hapjes së qeses së dyshuar, brenda saj ishin vendosur 61 qese në sasi të vogla, të mbështjella veç e veç , të cilat dyshohet se janë substancë narkotike. Qesja me sasi të dyshuar narkotike, dyshohet se është hedhur mbi muri nga pjesa e jashtme. Vlen të theksohet se kontrabanda e gjetur është parandaluar të futet brenda zonës së banuar. Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndroj duarkryq përballë këtyre dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj”, thuhet në komunikatën për media nga ShKK.

Exit mobile version