UBT News

​Në Qafë Prush arrestohen tre persona pasi policia iu gjeti marihuanë

Të dielën pasdite policia ka arrestuar dy burra dhe një grua në pikën kufitare Qafë Prush, pasi që në bagazhin e automjetit të tyre është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Kjo materie ishte e peshës 3425 gram ( 3 kg e 425 gr), njofton policia.

Në cilësi të provave materiale është konfiskuar vetura me të cilën po udhëtonin të dyshuarit si dhe dy telefona mobil.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është inicuar si posedim i substancave narkotike.

Exit mobile version