Në komunën e Prishtinës sot do të fillojë administrimi i vaksinës kundër gripit sezonal. Qytetarët e Prishtinës vaksinën mund ta marrin sot duke filluar nga ora 08:00 deri në ora 19:00.
Kryetari aktual i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka treguar se vaksinim do të bëhet në sallën “1 Tetori”. Prioritet për vaksinim do të jenë punëtorët shëndetësorë, personat mbi moshën 65-vjeç, personat me sëmundje kronike, shtatëzanat dhe fëmijët me imunitet më të dobësuar.